30/12 18:16
Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Poltava, Dmytro Lunin, tha pasditen e sotme se nëntë raketa ruse goditën qytetin qendror të Ukrainës Kremenchuk.
“Nëntë raketa ruse kanë goditur infrastrukturën e Kremenchuk këtë mbrëmje. Armiku nuk ka mëshirë, edhe në një ditë kaq të shenjtë.” tha Lunin.
Lunin nuk dha detaje të mëtejshme nëse ka të lënduar apo viktima nga këto sulme. Ditën e sotme ukrainasit kanë festuar festën e shenjtë të pashkëve.
Top Channel