Putin ka humbur interesin rreth bisedimeve për t’i dhënë fund luftës, ‘etja’ për pushtim u rrit pas fundosjes së luftanijes ruse Moskva

24/04/2022 17:41

Presidenti rus Vladimir Putin nuk është më i interesuar në përpjekjet diplomatike për të zgjidhur konfliktin dhe në vend të kësaj dëshiron të pushtojë sa më shumë territor ukrainas, sipas një raporti në Financial Times.

Tre persona të informuar mbi bisedat me presidentin, raportuan për Financial Times se Putin po shqyrtonte seriozisht një marrëveshje paqeje me Ukrainën muajin e kaluar,por , ata thanë se ai tani nuk mund të shohë ndonjë zgjidhje përmes bisedimeve diplomatike dhe beson se ato janë në një “qyqe pa krye”.

“Putini sinqerisht beson në marrëzitë që dëgjon në televizionin rus dhe ai dëshiron të fitojë shumë.”- tha një gazetar që kishte informacion mbi bisedimet.

Qasja e tij u ashpërsua pas fundosjes së luftanijes ruse Moskva, për të cilën Ukraina ka marrë përgjegjësinë.

“Putini ishte kundër nënshkrimit të marrëveshjeve… pas Moskës ai nuk duket si fitues, sepse ishte poshtëruese.”-analizoi gazetari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA