Pasi kanë ndjekur meshën e  ringjalljes së Krishtit mesnatën e së shtunës, besimtarët ortodoksë  janë rikthyer sërish paraditen e së dielës në kishë për të ndezur qirinj e për tu lutur për sa më shume mbarësi në familjet e tyre.

Ngjallja e Krishtit për besimtarët ortodoks simbolizon fitimin e jetës mbi vdekjen dhe shihet si një pastrim nga mëkatet dhe rilindjes e shpresës.Ndezja e qirinjve  ne kishe ,ritual fetar qe nënkupton marrjen e dritës se Krishtit per ta çuar ate ne shtëpi për mirësi , është memorizuar edhe nga fëmijet .

Dreka e pashkës i ka mbledhur besimtarët ortodoksë rreth tryezave familiare dhe në orët e pasdites kanë ndjekur meshën e dashurisë ku ungjilli është thënë në të gjitha gjuhët.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA