Për 500 vite në kishën e “Shën Kollit” në Shelcan të Elbasanit është mbajtur mesha e Shenjtë e Pashkëve. Sigurisht gjate viteve të diktaturës ceremonite fetare u ndaluan, por kisha u ruajt për shkak të vlerave të saj të jashtëzakonshme.
Ne vitin 1554 me mrekullinë e ngjyrave dhe talentit Onufri do të skaliste hyjnitë në muret e kësaj ndërtese…… Por atë që nuk e shkatërroi diktatura duket se po e bën koha.
Afresket janë dëmtuar për shkak të lagështisë dhe godina mezi mbahet në këmbë. Instituti i monumenteve ka vlerësuar gjendjen, por ende nuk është ndërhyrë.
Onufri ka pikturuar në disa kisha të zonës së Shpatit në Elbasan, por vetëm ky objekt është ruajtur. Te tjerat i shkatërroi koha dhe vandalizmi. Të shumtë janë turistët, sidomos të huaj që e vizitojnë këtë kishë.
Top Channel