Ulet lehtë çmimi naftës në vend. Sipas vendimit të ri të Bordit të Transparencës nafta nga pasditja e sotme do të shitet për 232 lekë litri, nga 235 lekë që ishte, pra 3 lekë më pak, duke reflektuar luhatjet në tregjet ndërkombëtare.

Rënien më të madhe e ka shënuar çmimi i gazit me gati 11 lekë më pak. Pasi qëndroi për disa javë në 115 lekë litri, tashmë konsumatorët sipas vendimit të ri do ta blejnë atë për 104 lekë.

E kundërta ka ndodhur me benzinën, pasi u shtrenjtua me 1 lekë dhe do të tregtohet në pikat e karburanteve për 212 lekë litri deri në vendimin e ardhshëm të Bordit të Karburanteve.

Njoftimi i plotë:

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 23 Prill 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.
Nisur sa më sipër, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, Bordi vendosi:
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me shumicë të produkteve për datën 23.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 220 Lekë/litri për gazoilin;
• 200 Lekë/litri për benzinën;
• 92 Lekë/litri për gazit të lëngshëm të naftës.
Miratimin e çmimit tavan të tregtimit me pakicë të produkteve për datën 23.04.2022 deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, si më poshtë:
• 232 Lekë/litri për gazoilin;
• 212 Lekë/litri për benzinën;
• 104 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës.*( çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 23.04.2022, ora 18.00 p.m, deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.
Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA