Një vajzë shqiptare ka vdekur dhe të paktën tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një tërmeti të fuqishëm që ka goditur Bosnje-Hercegovinën në orët e vona të 22 prillit.
Mediet boshnjake bëjnë me dije se një 27-vjeçare e identifikuar si Elmira Sefo ka ndërruar jetë pasi një gur ra mbi shtëpinë e saj.
Prindërit dhe motra e saj u plagosën lehtë. Një gur i madh ra në shtëpinë e tyre në lagjen Kukavac për shkak të tërmetit me magnitudë 5.6 ballë të shkallës Rihter të regjistruar mbrëmjen e djeshme me epiqendër në Stolac.
Tërmeti, për të cilin është raportuar pak pas orës 23:00, është ndjerë në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Mal të Zi dhe Kosovë.
Tërmeti i shkallës 5.7 ka pasur epiqendrën rreth 42 kilometra në juglindje të qytetit të Mostarit dhe thellësi rreth 5 kilometra, sipas Qendrës Sizmologjike Evropiano-Mesdhetare. Kjo Qendër ka paralajmëruar se mund të ketë goditje tjera në orët dhe ditët në vijim.
Top Channel