Zelensky: Përfitimet ruse në lindje janë të përkohshme, do të detyrohen të kthehen mbrapsht

22/04/2022 09:19

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka thënë Rusisë se arritjet e saj të fundit në lindje të vendit janë vetëm të përkohshme dhe trupat e saj do të detyrohen të kthehen përtej kufirit.

Ai i bëri komentet në video-mesazhin e tij të fundit drejtuar popullit ukrainas duke thënë se Rusia mund të vonojë të pashmangshmen, por nuk do ta ndalojë atë, duke iu referuar këtu kohës kur pushtuesit të largohen nga territory ukrainas.

“Në jug dhe në lindje të vendit tonë, pushtuesit vazhdojnë të bëjnë gjithçka për të pasur disa fitore. Ata po grumbullojnë forca, po çojnë grupe të reja taktike batalionesh në tokën tonë.

Asnjë nga këto hapa nuk do ta ndihmojë Rusinë në luftën kundër shtetit tonë. Ata vetëm mund të vonojnë të pashmangshmen, kohën kur pushtuesit do të duhet të largohen nga territori ynë. Në veçanti Mariupol, një qytet që vazhdon t’i rezistojë Rusisë” tha Zelensky.

Forcat ruse pushtuan 42 fshatra në rajonin lindor të Donetskut të enjten, por Ukraina mund t’i kthejë ato, tha një ndihmës i shefit të shtabit të Zelensky në televizionin kombëtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA