Vranë gratë, vajzat e pastaj veten! Misteri i vdekjes së njëjtë të dy oligarkëve rusë

22/04/2022 16:35

Me pak orë distancë, në vende 3.500 km larg njëri-tjetrit, u kryen dy krime identike, mbi të cilat policia po heton.

Njëri në Lloret de Mar, qytet në Katalonjë me protagonist sipërmarrësin rus Sergei Protosenya, tjetri në Moskë, me në qendër Vladislav Avayev, ishte funksionar i Kremlinit dhe zv/president i Gazprombank.

Të dy milionerët rusë thuhet se vranë në fillim gratë dhe vajzat e tyre, e pastaj edhe veten. Protosenya, 55 vjeç, mendohet se i qëlloi me thikë bashkëshorten 53-vjeçare dhe të bijën që sapo kishte mbushur 18 vjeç në kohën kur të dyja ato ishin në gjumë, ndërsa ai vetë u gjet i varur. Alarmin e dha djali 22-vjeçar i çiftit, që jetonte në Francë.

Familja kishte shkuar në Lloret de Mar për pushimet e Pashkëve: në vilën e tyre u gjetën 6 makina luksi e tufa kartëmonedhash që përmbanin secila 10 mijë euro. Në të kaluarën, Protosenya kishte qenë drejtues në Novatek, kompani e prodhimit të gazit. Avayev ndërkohë, përdori armë zjarri kundër të shoqes 47 vjeçe dhe vajzës, 13, e pastaj, siç thuhet,  e ktheu pistoletën nga vetja.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa mediet hedhin hipotezën se këto episode mund të jenë të lidhura me sanksionet perëndimore, që ndoshta i kanë zhytur në borxhe. Ndërkohë, një i njohur i familjes së Avayev thotë se ata mund t’i kenë vrarë, pasi sipas tij ai ishte i pasur e mjaft inteligjent dhe nuk kishte arsye për të bërë këtë veprim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA