Moti i keq lë pezull në det tragetin e linjës Brindisi-Vlorë/ Nuk po ankorohet dot në port (Pamjet)
22/04/2022 16:57
Trageti i linjës Brindisi-Vlorë, ka mbërritur para 30 min me 77 persona në bord, por nuk po ankorohet dot në portin e Vlorës për shkak të motit të keq.
Era e fortë por edhe dallgët e shumta të krijuara në det ka bërë që trageti të dalë në radë, (det të hapur) nga rreziku i përplasjes me kalatën e portit.
Trageti ishte nisur nga Brindisi i Italisë në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm dhe ka mbërritur në Vlorë në orën 15:30, ndonëse ishte parashikuar që të mbërrite në 14:00, por ka pasur vonesa.
Nga ana tjetër, trageti është nisur me vonesë edhe nga Brindisi i Italisë, pasi duhej të nisej në orën 22:00. Për rrjedhojë, 77 pasagjerët në bord kanë mbetur të bllokuar për rreth 20 orë.
Top Channel