“Kishim të sëmurë por s’kishte mjek”/ Pasagjerët tregojnë 20 orët e tmerrit në traget: Pa bukë e pa ujë

22/04/2022 18:53

I mbarkuar prej mbrëmjes së djeshme në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë, për 77 pasagjerët ka qenë një udhëtim mjaft i lodhshëm.

Ata tregojnë se kanë hipur në traget që prej mbrëmjes së djeshme, por vetëm sot në mëngjes janë nisur drejt Vlorës ndërsa edhe në brigjet shqiptare kanë pritur për tu ankoruar për shkak të motit të keq.

Ata qëndruan rreth 20 orë në traget mes lodhjes dhe pritjes, ndërsa nuk mungojnë edhe ankesat që në kushte të tilla në traget mungon një mjek apo edhe problematika të tjera me të cilat janë ndeshur.

Aq shumë jemi lodhur sa ne e dimë, kemi që dje, sot në mëngjes u nisëm. Trageti qëndroi tre orë në det. Nuk po qëndrojmë dot më, pa ngrënë, pa pirë, ca të themi”, shprehet njëri prej pasagjerëve.

Nuk kishte asnjë doktor, e pata motrën pak të pamundur, si ka mundësi gjithë ai traget, 7 orë udhëtim pa një doktor si ka mundësi. Mir që u lodhëm por nuk na dhanë asnjë shishe ujë, as ndonjë ndihmë për të ngrënë,”, shprehet një tjetër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA