Tre persona janë arrestuar këtë të enjte në Korçë, duke e çuar në 19 numrin e të ndaluarve për trafikm të lëndëve narkotike në qytet.
Në pranga kanë rënë Andrea (Drini) Myrtollari, Asqeri Bebri, Astrit Sinani.
Policia njofton se ka kapur 40 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, duke e çuar në 485.5 kilogramë lëndë narkotike të sekuestruar.
Grupi kriminal e përgatiste drogën për ta shitur më pas në Greqi.
“Shërbimet e policisë, në bazë të informacioneve të grumbulluara se shtetasit e mësipërm në bashkëpunim mes tyre, do të transportonin një sasi droge, organizuan punën dhe bënë lokalizimin e mjetit tip “Volkswagen”, në aksin rrugor Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Dvoran, Korçë, me drejtues shtetasin A. B. dhe pasagjerë dy shtetasit e tjerë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në bagazhin e tij, u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 22 (njëzetë e dy) pako me peshë totale 40 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis”, njofton policia.
Top Channel