Operacioni antidrogë në Korçë zbuloi një lloj të ri lënde narkotike, çfarë është “Bonzai”?
21/04/2022 13:06
Në operacionin antidrogë që u zhvillua këto ditë në Korçë janë sekuestruar lloje të ndryshme të lëndëve narkotike, mes të cilave një lloj droge, e kapur për herë të parë në Shqipëri.
Policia njofton se ka sekuestruar 485.5 kilogramë lëndë narkotike. “Bonzai” është një lloj droge e re sintetike, shumë e rrezikshme për shëndetit, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Korçës.
Këtë të enjte janë arrestuar tre persona , duke e çuar në 19 numrin e të ndaluarve për trafikm të lëndëve narkotike në qytet. Në pranga kanë rënë Andrea (Drini) Myrtollari, Asqeri Bebri, Astrit Sinani.
Grupi kriminal e përgatiste drogën për ta shitur më pas në Greqi.
Top Channel