Elton Bengaj që vrau ish-bashkëshorten shtatorin e vitit të kaluar është dërguar sot, pas mbylljes së hetimeve nga gjykata e Fierit, për gjykim për veprat penale “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” me pasoja të rënda, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe “Prishja e qetësisë publike
Shtetasi Elton Bengaj (Meta) dhe Sabrina Bengaj kanë lidhur martesë në vitin 2017, martesë nga e cila është sjellë në jetë vajza e tyre. Bashkëjetesa midis tyre është ndërprerë në vitin 2020, për shkak të dhunës fizike dhe psikologjike të ushtruar nga bashkëshorti Elton Bengaj ndaj Sabrinës, e cila së bashku me vajzën e mitur është zhvendosur në banesën e prindërve të saj në fshatin Zhupan, Fier.
Edhe pas ndërprerjes së bashkëjetesës të tyre, Eltoni Bengaj ka vazhduar të ushtrojë dhunë ndaj Sabrinës. Rezulton se, ai ka kërcënuar me armë kallashnikov Sabrinën dhe familjen e saj, fakt për të cilin ai është arrestuar nga policia më datë 19.09.2020. Një muaj më pas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, mbi bazën e kërkesës së paditëses Sabrina Bengaj, ka lëshuar urdhrin e mbrojtjes për paditësen, me efekt shtirje deri më datë 14.10.2021, duke urdhëruar të paditurin Elton Bengaj të mos cenojë, ngacmojë, kontaktojë apo të komunikojë drejtpërdrejt ose tërthorazi, si dhe të mos kryejë vepër penale të dhunës në familje ndaj paditëses Sabrina Bengaj, thuhet në dosjen e prokurorisë së Fierit.
Sabrina Benga u ekzekutua mbrëmjen e 10 shtatorit në shtëpinë e prindërve të saj, nga ish-bashkëshorti, 31-vjeçari Elton Metaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Zhupan, teksa Elton Metaj kishte shkuar në banesën e prindërve të saj dhe qëlloi gjersa ajo po hante darkën.
Autori i krimit, Elton Meta njihej si një person problematik. Një vit më parë, ai kishte marrë peng familjarët e viktimës, ku është dashur ndërhyrja e bluve. Po ashtu ai është gjykuar në vitin 2020 për 3 akuza: armëmbajtje pa leje, dhunë në familje dhe pengmarrje.
Top Channel