24/12 23:26
Presidenti rus Vladimir Putin ka pohuar se Rusia do të arrijë objektivat e saj ushtarake në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, dhe sipas presidentit pas kësaj do t’i lejojnë njerëzit të rifillojnë jetën e tyre normale.
Duke folur në një takim në Kremlin që synonte të promovonte Rusinë si një tokë mundësish, Putin tha se Moska ishte detyruar të fillonte një operacion ushtarak në Ukrainë për shkak të tragjedisë që po ndodhte në Donbas.
“Qëllimi i këtij operacioni është të ndihmojmë njerëzit tanë që jetojnë në Donbas. Ne do të veprojmë në mënyrë të vazhdueshme dhe do të sigurohemi që jeta atje gradualisht do të bëhet normale, do të ndryshojë për mirë, ashtu siç i ndodhi në Sevastopol.””, tha ai.
Top Channel