Vendparkimi i gabuar ka çuar në kanosje me armë të një ish-polici në qytetin e Shëngjinit mëngjesin e sotëm.  

Burime për Top Channel bëjnë me dije se E.M dhe E.S  të dy banues në Shëngjin janë futur në lokalin ku po qëndronte ish-polici Gj.N dhe pasi janë konfliktuar me të e kanë kërcënuar me armë këtë të fundit

Siç duket edhe në videon ekskluzive, palët kanë konfliktuar derisa njëri prej tyre nxjerr armën.

Policia e Shëngjinit arrestoi 2 të rinjtë të cilët akuzohen për veprat penale “armë mbajte pa leje ” dhe “kanosje me armë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA