Në 2021, 70 miliardë lekë dëme/ Abuzimet më të mëdha tek arsimi, shëndetësia dhe doganat e tatimet

20/04/2022 19:44

Afro 70 miliardë lekë është dëm ekonomik ka konstatuar kontrolli i larte i shtetit për shkak te keq menaxhimit te fondeve publike gjate vitit 2021 dhe efektet negative qe ka shkaktuar shkelja e procedurave ligjore .

Ministria e shëndetësisë ajo e Arsimit , dogana e tatimet duket se kanë bere gropën me te madhe ne buxhet duke keqpërdorur fondet publike

“Spliter 19.2 miliardë leke  shkelje ne AR dhe ShP dhe 54.8 mld leke  efekt negativ per shkelje te procedurave” tha Arben Shehu

Prokurime te drejtpërdrejta  me një ofertues  janë konsideruar shkelje për arsye korruptive në raportin vjetor te KLSH ku 60 zyrtarë të larte janë çuar për ndjekje penale ndërkohë që 6 padi janë çuar në SPAK

“14 padi penale ,6 në SPAK”- tha Arben Shehu.

Deputetja Jorida Tabaku theksoi se  rreziqet financiare qe kanosin buxhetin e shtetit jane  gjyqet e arbitrarzhit  ,kontratat koncesionare  dhe prokurimet publike te cilat i ka denoncuar edhe me heret

“1 leke ne 5 te shpenzuar është shumë”– tha Jorida Tabaku

Deputetja Anila Denaj i kerkoi KLSH te ketë masa ekstreme për shkelësit pasi vihen re zbutje te tyre gjate rrugës përfshirë këtu edhe auditeuesit brenda dikastereve

“Të merren masa deri ne esktrem“- tha Anila Denaj

Gjatë një vitI KLSH kreu 158 auditime në 205 subjekte

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA