Gjendet i vdekur një 36-vjeçar në Kamëz/ U denoncua i zhdukur nga i vëllai, ishte përdorues i lëndeve narkotike
20/04/2022 20:11
Një 36-vjeçar që ishte shpallur në kërkim nga familjarët e tij prej dy ditësh, është gjetur i pajetë mbrëmjen e kësaj të mërkure.
Viktima quhet Ilir Marku, njihet si përdorues i lëndeve narkotike, nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dhune, është çuar në morg për ekzaminim të mëtjeshëm për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel