Skemat kombëtare janë më shumë sfilitëse për fermerët për shkak të dokuementacionit të shumtë që duhet të plotësojnë apo edhe mënyrës absurde se si janë konceptuar.

Konkretisht për të përfituar nga skemambështetesë duhet të aplikosh në e-albania dhe përfiton ai që aplikon i pari. Kjo mënyrë absurde ka sjellë që shumë fermerë të mbeten jashtë skeme edhe pse i plotësojë kriteret.

“Aplikova tek e-albaia por ajo u bllokua për një javë, kur u hapën aplikimet unë isha numri 9 mijë në radhë kështu që nuk përfitova”u shpreh fermeri Xhevat Çela

Për shkak të informalitetit të lartë, edhe skema e mbështetjes me 400 mijë lekë të vjetra për dynym si kosto karburanti, për fermerët që kanë minimum një hektarë tokë, ka rezultuar fiktive. Në të vërtetë nuk e kanë përfituar ata që e kanë nën përdorim këtë sipërfaqe, por pronarët e tokës.

”Unë kam 22 hektarë tokë, por nuk përfitoj nga skema e rimbursimit sepse fitojnë ata që nuk punojnë” u shpreh fermeri, Xhevat Kurti

Në skemën kombëtare të mbështetjes kanë aplikuar rreth 12 mijë fermerë dhe rreth 55% e tyre janë disbursuar. Që do të thotë se në këto kushte krize, fermerët e shikojnë skemën kombëtare si një shpëtim, por buxhetet e akorduara janë shumë të vogla. Pavarësisht interesit të madh apo propagandës nga qeveria, ekspertët mendojnë se kjo skemë nuk është mbështetje, por rimbursim i TVSH-së që këtë vit u rrit me 10 % për imputet bujqësore.
“Skemat e këtij viti p.sh ramë dakord që të japin 40 mijë lekë subevencion për dynim për shtrenjtimin e imputeve. Në fakt ky 40 mijë lekësh për dym kompneson vetëm 10% TVSH që qeveria shtoi për imputet ne janar të këtij viti. Ndërkohë që kemi trefishim të imputeve bujqësore” u shpreh Eduart Sharka, Kreu i Sindikatës së Fermerëve

Në Kosovë buxheti për 2022 është 50 mln euro për mbështetje të drejtpërdrejtë për rreth 18 mijë fermerë, ndërsa Shqipëria ka një buxhet prej 26 mln euro dhe ka të regjistruar plot 70 mijë fermerë.

“Kjo lopa që shikoni ju është e rracës Holshtetin dhe konsumon 16.500 lekë të vjetra në ditë ushqim, jep mesatarisht 23-26 litra që me 60 lekë i bie afërsisht 15 mijë lekë të vjetra. Pra kjo lopa humbet gati 1.500 lekë të vjetra në ditë shpenzime për të ushqyerin, pa përfshirë imputet e ndryshme. naftën etj. Unë jam vetë veteriner, vijë nga familje veterinerësh, por unë se sugjeroj” u shpreh eksperti, Ervin Resuli

Me krizën e rëndë që po kalon bujqësia dhe blegtoria, Shqipëria rrezikon të humbasë një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë së saj.

“Ne rrezikojmë të përballemi me mungesën e produktit made in alabamia, rrezikojmë të humbasim shumicën e prodhuesve vendas, ne rrezikojmë të përmbytemi nga mishi argentinas, brazilit që vetëm nëpër kontenier i duhet 6 muaj të vijë në shqipëri. Ne rrezikojmë që të ushqehemi me qumësht nga rajoni, por rrezikojmë që shumë shpejt produket shqiptare të mos i kemi më”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA