Bujqësia dhe Blegtoria, janë dy sektorët me informalitetin më të madh, por njëkohësisht edhe me numrin më të lartë të të punësuarve.

Zyrtarisht pranohet se rreth 80% e sektorit të Bujqësisë gëlon në imformalitet. Nga 350 mijë fermerë, vetëm 15% e tyre janë të regjistruar me NIPT pranë qendrës kombëtare të Biznesit.
Por pavarësisht nivelit të lartë të Informalitetit, Bujqësia kontribuon me 20% të prodhimit të Brendshëm Bruto. Çka konsiderohet me rëndësi, ky sektor punëson 40% e fuqisë punëtore aktive.
Por nga ana tjetër mbështetja që merr Bujqësia nga buxheti i shtetit është krejtësisht minimale dhe e papërfillshme.
Referuar buxhetit të vitit 2022, që konsiderohet një vit i vështirë dhe qeveria ka lancuar disa skema, mbështetja direkte që shkon për fermerin është vetëm 0.05% e buxhetit, ose, vetëm 26 mln euro në total. E gjithë Ministria e Bujqësisë merr vetëm 2% të buxhetit vjetor, ndërkohë që në vendet e rajonit buxheti i këtij sektori varion nga 3.5-4% të Buxhetit.
“Buxheti i vitit 2022 është 4.5 mld euro, Ministria e Bujqësise merr 103.5 mln eruo dhe 70% e buxhetit shkon për shpenzime administrative, paga, etj dhe vetëm 26 mln euro janë parashikuar për mbështetje të drejtë për drejtë për fermerët për subvencione” u shpreh Eduart Sharka, Kreu i Sindikatës së Fermerëve.
Kjo mbështetje minimaliste që është shumë larg edhe vendeve me ekonomi më të vogël se ajo shqiptare, është konsideruar arritje nga kryeminsitri Edi Rama dhe ministrja e Buqjësisë Frida Krifca, edhe pse çmimet e inputeve janë trefishuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA