I uli dënimin Arben Grorit, i dënuar me burg përjetë, ILD kërkon shkarkimin nga detyra për magjistratin

20/04/2022 14:30

Inspektori i Lartë i Drejtësisë kërkon shkarkimin nga detyra të magjistratit Taulant Tafa me arsyetim se ka kryer shkelje disiplinore duke kërkuar shkurtimin e gjykimit ndaj Arben Grorit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Naim Zyberit.

Në KLGJ, sot po zhvillohet seanca dëgjimore për shqyrtimin e kërkesës së ILD për gjyqtarin e Elbasanit.

ILD argumenton se janë konstatuar veprime/mosveprime të shprehura në dhënien e vendimit për uljen e dënimit në masën 720 ditë për të dënuarin Arben Grori, në kundërshtim me nenin “Për trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, duke i sjellë përfitim të padrejtë në uljen e dënimit dhe rritur fiktivisht kohën e vuajtjes së dënimit.

Sipas ILD-së, në dhënien e vendimit magjistrati nuk i është referuar fakteve në aktet e dosjes, por ka parashtruar në mënyrë të dukshme fakte dhe rrethana të shtrembëruara.

ILD ka analizuar vendimmarrjen 4-vjeçare të magjistratit me objekt ulje dënimi, dhe konstaton, se ndryshe ka vepruar gjyqtari në dhënien e 155 vendimeve të tjera, ku 7 kërkesa janë nga të dënuar me “Burgim të përjetshëm”, e ku janë respektuar kriteret formale ligjore.

Veprimet/mosveprimet e kryera në kundërshtim me ligjin nga ana e gjyqtarit kanë sjellë si pasojë të drejtpërdrejtë përfitimin e padrejtë nga i dënuari A.G të uljes së dënimit në masën 720 ditë, si dhe cenimin e prestigjit të magjistratit në veçanti dhe cenimin e besimit të publikut te drejtësia. Veprimet/mosveprimet e magjistratit T.T., përbëjnë shkelje shumë të rëndë disiplinore, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të detyrës”, shkruhet në dosje.

Kur disa muaj më parë, u vendosur rigjykim Grorin, çështje ngeli, pasi disa gjykata shpallën moskompetencë. Çështja u zvarrit për disa muaj në gjykatën e Tiranës, ndërsa Grori kërkonte dorëheqjen nga gjykimi të gjyqtarëve.

Arben Grori, është dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1999 nga Gjykata e Pestë Penale e Milanos në Itali, vendim që u njoh dhe u la në fuqi më pas dhe nga Gjykata e apelit, po në Milano. Grori u gjet fajtor për vrasjen e Zyberit, në një spital në Milano, ku ndodhej i shtruar.

Grori e bënte fajtor Naim Zyberin për vrasjen e të vëllait, Artur Grori. Vendimi i fajësisë dhënë nga drejtësia italiane ndaj Grorit, është njohur më pas nga gjykatat shqiptare dhe prej shumë vitesh, ai ndodhet prapa hekurave.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA