Në çdo sezon, ankesa e përhershme e fermerëve mbetet tregu.
Çmimi i domates dhe trangullit që shkon për eksport brenda 24 orëve pësoi rënie me gati 50%
“Vjen tregu u bllokuan mallrat. E kam shitur në fillim me 600 lekë, vajti me pas 1300, kur dje vajti me 700 lekë”, thotë fermerja Bukuroshe Bega.
Fermerët thonë se janë pikat e grumbullimit ato që vlerësojnë lirë djersën e bujkut.
“Nga mangësia e prodhimit, që një dy ditë 1.300 lekë dhe po marrim vesh se dje dhe sot është 700. Vallë do të rrije 700 lekë, apo do te vazhdojë të ecë më poshtë”, shprehet Gestian Ekali.
Kush e ndryshon çmimin?
“Tek ne më shumë problem janë pikat. Deri sa nuk ka kontroll nga shteti ata do të tallen me ne. Këta mblidhen kokë më kokë dhe vendosin çmimin. Hajde se fermeri e sjell dhe ne do ta shesim aq sa duam ne. Ne nuk po marrim as nga shteti, por, po na vjedhin edhe pikat”.
Geni Çela, nga Samatica e Beratit thotë se bujku shqiptar është i detyruar t’i përulët rregullave që vendosin grosistët. Sa herë që fermeri dorëzon prodhimin e tij bujqësor tek pikat e grumbullit, e vetmja faturë që i jepet fermeri është ajo e dorës.
Top Channel