Agjencia e mbikëqyrjes policore i kërkon prokurorisë së Tiranës që të kryejë hetime ndaj disa oficereve policisë që dyshohen se ushtruan dhune ndaj një të mituri gjate orëve te fundit.
I mituri u shoqërua ne komisariat menjëherë sapo përfundoi shkollën, teksa u konstatua se po drejtonte një automjet pa dokumenta.
17 vjeçari K.J dyshohet se u pyet pa praninë e psikologëve dhe pa vënë në dijeni prindërit ashtu siç kërkon ligji për të miturit. Veç kësaj, akuza është se fëmija gjate marrjes pyetjes u qëllua me shuplaka ne fytyre.
Dy të miturit u dorëzuan në komisariatin e Kamzës nga forcat Shqiponja mbasi K.J po ngiste mjetin pa leje drejtimi dhe kishte si pasagjer edhe bashkëmoshatarin e tij gjithashtu edhe ai i shoqëruar.
Ne makine policia gjeti një biçak qe me pas u konstatua se nuk i plotësonte kushtet e armës se ftohtë. Veç pyetjes se dy te miturve qe rrëfejnë se çfarë ndodhi ne komisariat, veprimet arbitrare i pranon edhe njeri nga oficeret qe e shoqëroi K.J ne komisariat.
Oficeri A.Shima thotë se një agjent civil ju afrua te miturit K.J duke e pyetur ku rri ,me ke ikur njëherë, më ke bërë zbor -i tha agjenti dhe pastaj e qëlloi me pëllëmbë në fytyrë. Efektivi Shima pohon se ndërhynë për ta qetësuar kolegun që më pas e kanë larguar nga salla
Së fundmi qytetaret qe denoncuan dhune janë banoret e 5 majit, kurse një i ri pretendoi para gjykatës se policia i kishte thyer gjymtyrët. Rasti më i bujshëm ishte ai i dhunimit të një adoleshenti në afërsi të liqenit , që më pas u bë shkak që ish drejtori i policisë Ardi Veliu të kërkojë ndjesë mbasi akuzoi nënën e fëmijës.
Agjensia pohon TCH se për vitin 2021 u referuan për hetime 39 oficere policie kryesisht te forcave shqiponja dhe te rendit të dyshuara se kapërcyen detyrën duke ushtruar dhune. Aktualisht një ish oficer policie po vuan dënimin me 18 vjet burgim për vrasjen e Klodian Rashës, i cili nuk i ndaloi policisë gjate orës policore antcovid.
Top Channel