Një tjetër komandant i njërit nga batalionet ruse është vrarë ditën e sotme në Ukrainë, humbje kjo që ka një domethënie të madhe për Rusinë.
I njohur më mirë me pseudonimin Misha Çeçeni, Mikhail Kishchik vdiq teksa trupat ruse dhe forcat e separatistëve filluan një sulm kundër ushtrisë ukrainase në lindje të vendit.
Kryeministri i republikës së vetëshpallur popullore të Luhansk (LNR) Sergei Kozlov shkruan e bëri të ditur lajmin në rrjete sociale ku u shpreh se ka një lajm, të trishtë nga vija e frontit ku nënkoloneli Mikhail Kishchik ka ndërruar jetë.
Kozlov shtoi se Kishchik dhe shokët e tij u rrethuan nga ukrainas afër qytetit të Kreminës dhe luftuan deri në fund.
Kremina është një nga pikat në vijën e frontit ku forcat ruse po përpiqen të avancojnë drejt qyteteve më të mëdha të Lysychansk dhe Severodonetsk, të mbajtura nga trupat ukrainase.
Kishchik dhe batalioni i tij kanë luftuar kundër forcave ukrainase që nga viti 2014. Në fazat e hershme të konfliktit, ai dhe luftëtarët e tij u akuzuan për plaçkitje të zonave të banuara në rajonin e Luhanskut.
Top Channel