Një 40-vjeçar që dyshohet se ka kryer 9 vjedhje në disa automjete është arrestuar këtë të martë në Berat.
Shtetasi me iniciale A. Dh. banues në fshatin Lapardha është autori i dyshuar i 9 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit mars dhe prill të këtij viti.
Ai vidhte targat e automjeteve, karburant dhe aksesorë të tjerë të makinave.
Nën akuzë për vjedhje është arrestuar në Berat dhe një 20-vjeçar. I riu me iniciale E.L. dyshohet se ka kryer pesë grabitje në qytet. Ai u ndalua pasi një ditë më parë tentoi të godiste me mjet të mprehtë babanë e tij, të cilit i kishte vjedhur disa orendi shtëpiake.
Shtetasi E. L., gjatë 3 muajve të fundit, ka kryer vjedhje në banesa dhe automjete të ndryshme, si dhe ka vjedhur sendet personale të një shtetasi, njofton policia.
Top Channel