Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki tha se vendi nuk mund t’i lërë “fqinjët të vetëm” dhe u ka bërë thirrje kombeve të tjera të mbështesin “shpirtin luftarak” të Ukrainës.
Sipas BBC ai tha se trupat ukrainase po luftojnë për sigurinë e Evropës.
“Ne duhet ta mbështesim këtë frymë luftarake, edhe duke u kujdesur për më të dobëtit. Sot pamë gra dhe fëmijë, sepse burrat po luftojnë në front për një Ukrainë të lirë dhe gjithashtu për sigurinë tonë”, tha Morawiecki.
Ai e dha deklaratën e tij nga qyteti perëndimor i Ukrainës, Lviv, pas hapjes së strehimit të ri të përkohshëm për personat e zhvendosur.
Qeveria polake tha se në bashkëpunim me Ukrainën, deri më tani ka 5,000 ukrainas të zhvendosur në pjesë të tjera të vendit të cilët do të strehohen në qytete të përkohshme të transportit me kontejnerë në Lviv.
Polonia ka strehuar numrin më të madh të ukrainasve të larguar nga vendi i tyre për t’i shpëtuar luftës.
Top Channel