Gruaja e milionerit vritet me thikë në bodrumin e shtëpisë pas ‘takimit me një burrë tjetër’ (fotot)

19/04/2022 16:36

Trupi i Orsolya Gaal ishte futur në një çantë sporti dhe më pas flakur rreth një kilometër larg shtëpisë së saj, para se vrasësi t’i telefononte me kërcënim të shoqit.

Një grua trupi i të cilës ishte ngjeshur në një çantë sporti besohet se është vrarë në bodrumin e shtëpisë së saj pasi ishte takuar me një burrë që nuk ishte bashkëshorti i saj.

Orsolya Gaal u gjet tragjikisht në zonën e Forest Hills, New York, me rreth 60 plagë nga goditjeje thike duke përfshirë dhe prerje të thella në fyt dhe plagë mbrojtëse në duart.

Policia tha se ajo ishte vrarë në bodrumin e shtëpisë para se të nxirrej jashtë në një çantë të madhe, sipas zyrtarëve që folën me rrjetin PIX11 News. Burimet thanë se Gaal i kishte thënë të birit se do të dilte me shoqet por tragjikisht nuk rezultoi kështu.

Hetuesit thanë se çanta e përgjakur i kishte drejtuar ata te komuniteti luksoz i mbyllur.

Ata shtonin se bashkëshorti i zonjës Gaal, biznesmeni Howard Klein, ishte në një udhëtim pune me të birin 17-vjeçar në kohën e vrasjes, kur dhe kishte marrë një mesazh drithërues në dukje nga vrarësi me celularin e viktimës. Burimet thanë se në të shkruhej: “Familja jote e ka radhën më pas”.

Një burim policor tha për rrjetin PIX11 News, tha se vrasja ishte një “hakmarrje pasi ai e kishte futur në burg disa vjet më parë”.

Policia mori në pyetje djalin 13-vjeçar, i cili besohet se në kohën e vrasjes ishte në shtëpinë $2milionëshe të familjes.

Mediat vendase thonin se zonja Gaal i kishte thënë të birit se do të dilte me disa shoqe por në fakt ishte me një burrë.

Trupi i saj u gjet nga një anëtar i publikut mëngjesin e 16 prillit.

Dëshmitari që gjeti çantën me trupin brenda tha: “Mua m’u duk si një manekin”.

“Ose si nga ato kukullat për testimet e përplasjes së makinave. Por kur e pashë nga afër dallova gjakun në fund të çantës dhe kuptova se ishte trupi i një njeriu të vdekur”.

Asnjë arrestim nuk është bërë ende nga policia dhe asnjë i dyshuar nuk është identifikuar.

Fqinjët e familjes thanë se ata dukeshin të sjellshëm dhe normalë.

Nicola Blankson tha se familja jetonte aty prej nëntë vjetësh dhe kujtonte gruan e vrarë.

“Ajo jetonte jetën e saj, kujdesej për fëmijët, si çdo nënë tjetër. Kjo do të ishte gjëja më e fundit që mund të prisja kur u zgjova sot në mëngjes, është shkatërrimtare”.

Një tjetër fqinj që nuk donte të jepte emrin e tij tha se familja ishin “njerëz të mirë.”

“E dija që kishte ndodhur diçka pasi kishte shumë policë”, tha ai duke shtuar se Gaal ishte një nënë shtëpiake dhe se kalonte shumë kohë me fëmijët”.

Policia tha se hetimet për çështjen vijojnë.

FOTO GALERI
1/9
Trupi i Orsolya Gaal ishte futur në një çantë sporti dhe më pas flakur rreth një kilometër larg shtëpisë së saj

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA