Autori i grabitjes që dyshohet se një ditë më parë vodhi rreth 1.3 milionë lekë në filialin e Postës Shqiptare në Kamzë, është arrestuar këtë të martë.

Algert Kurti e njihte shumë mirë zonën, pasi jetonte pranë filialit të postës, në bulevardin blu.

Pas arrestimit ai ka deklaruar se e ka kryer grabitjen në bashkëpunim me shokun e tij Elis Suçi, i cili është shpallur në kërkim. Ka qenë Suçi, person me precedent penal, ai që ka vëzhguar mirë veprimtarinë e punonjëseve dhe klientëve në postë dhe kur ka parë se nuk ka asnjë klient, rreth orës 14:20 ka njoftuar shokun të vijë.

I maskuar me kapele dhe maskë anti Covid, Kurti kreu me shpejtësi vjedhjen e parave.

Dy punonjëset e postës që u bënë dëshmitare të ngjarjes, i kanë thënë policisë se autori i ka kërcënuar me një pistoletë, të cilën e mbante në çantën e belit.

Kurti ka thënë se do t’i vriste ato nëse nuk i jepnin shumën që kërkoi. Ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së postës, por edhe të bizneseve përreth.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA