Ministria turke e mbrojtjes ka publikuar pamje të ofensivës së saj ushtarake kundër forcave kurde në veri të Irakut.
Ankaraja nisi dje fushatën më të fundit kundër militantëve që i konsideron terroristë.
Turqia është anëtare e NATO-s dhe quante sulmin e saj “operacion special.”
Në pamjet video shiheshin avionë gjuajtës, helikopterë sulmi dhe artileri. Forcat tokësore turke shiheshin gjithashtu në veprim gjatë pamjeve të xhiruara në shumicën e rasteve me shikim në errësirë.
Operacioni turk përtej kufirit godiste militantët kurdë në veri të Irakut.
Ankaraja e konsideron Partinë Punëtore Kurde (PKK) dhe njësitë e mbrojtjes popullore kurde (YPG) organizata terrorist. Operacioni i djeshëm fokusohej në rajonet e Metina, Zap, e Avasin-Basyan, sipas autoriteteve ushtarake turke.
Top Channel