Sapo ishte fejuar, 27-vjeçari vritet nga rusët në Lviv/ Para sulmit po pinte kafe me kolegët

18/04/2022 18:15

Mes viktimave nga sulmet e ndodhura mëngjesin e sotëm në Lviv të Ukrainës ishte edhe një 27-vjeçar, i quajtur Yury Baran.

BBC sjell historinë e tij të trishtë të të riut, i cili sapo ishte fejuar dhe pas një muaji do të bënte 27 vjeç.

Mëngjesin e sotëm, ai dhe tre kolegë të punës vendosën të pinin një kafe para se të fillonin punën në zyrë. Rreth orës 08:30 me orën lokale, garazhi u shkatërrua nga një raketë ruse.

Prindërit e tij, Anatoli dhe Maria, u përpoqën ta takonin pasi dëgjuan për sulmet në Lviv. Ata nxituan në vendin e sulmit por zbuluan se ai kishte vdekur. Yury ishte djali i tyre i vetëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA