Kryebashkiaku i Moskës, Sergey Sobyanin ka deklaruar se afërsisht 200,000 njerëz rrezikojnë të humbasin punën e tyre në kryeqytetin rus pasi kompanitë e huaja largohen nga vendi.
“Ne vazhdojmë të zbatojmë planin për përmirësimin e qëndrueshmërisë së ekonomisë së kryeqytetit. Siç ishte planifikuar, javën e kaluar ne miratuam programin për të mbështetur punonjësit në rrezik të largimit nga puna. Duke marrë parasysh subvencionet nga buxheti federal, 3.36 miliardë rubla (41 milionë dollarë) do të ndahen për zbatimin e tij. Para së gjithash, programi u drejtohet punonjësve të kompanive të huaja që kanë pezulluar përkohësisht aktivitetet e tyre ose kanë vendosur të largohen nga Rusia. Sipas vlerësimeve tona, rreth 200,000 njerëz janë në rrezik të humbasin punën e tyre”, shkroi Sobyanin.
Kompanitë e huaja vendosën të mbyllnin bizneset e tyre duke u solidarizuar me Ukrainën, e cila është prej disa javësh në luftë.
Top Channel