Kryebashkiaku i qytetit të Melitopolit Ivan Fedorov, ka rrëfyer ditët e tij të vështira teksa mbahej peng nga forcat ruse për gati një javë.
Fedorov u shpreh se ishin ditë jashtëzakonisht të vështira dhe të rrezikshme pasi kuptoi se jeta e tij dhe e të gjitha ukrainasve vlente zero për rusët.
Ai u shpreh se ishte përballur me tortura psikologjike por jo fizike dhe tha se pesë deri në shtatë ushtarë rusë e merrnin në pyetje dhe zhvillonin biseda me të. Kryebashkiaku tha se rusët janë shumë të zemëruar sepse para luftës kishin supozuar se do të mirëpriteshin e nuk do të hasnin rezistencë tek popullsia ukrainase.
Kryetari i bashkisë, i cili tani ndodhet në Romë pasi u lirua në një shkëmbim të burgosurish, tha se ai është ende në kontakt të rregullt me njerëzit në Melitopol.
“Ishin gjashtë ditë të rrezikshme, sepse e kuptova se për rusët, jeta ime dhe jeta e civilëve vlenin zero. Ushtarët rusë kishin dashur të më bënin shembull. Ata supozuan se do të mirëpriteshin, por nuk u mirëpritën… dhe kjo është arsyeja pse rusët ishin shumë, shumë të zemëruar. Civilët atje nuk kanë ushqim apo farmaci në dispozicion dhe në qytet nuk është e sigurt të ecësh në rrugë, tha ai.
Top Channel