Tre persona janë arrestuar në kryeqytet pasi dyshohet se hidhnin në treg para të falsifikuara. 

Policia njofton se ka ndaluar 29-vjeçarin Viard Kotori, 32-vjeçarin Etmond Dokushi dhe Ervin Kamollin.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë hedhur në qarkullim 3650 dollarë amerikanë, nëpër subjekte të ndryshme tregtare në Tiranë dhe në qytete të tjera, kartëmonedha të prerjes 50 dollarë.

Ata do të hetohen nga Prokuroria e Tiranës për për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA