Prokuroria e Tiranës i ka dërguar për herë të dytë drejtësisë Gjermane një letërporosi ku kërkon informacion për një shoqatë bamërsie e cila ka kryer aktivitet në Shqipëri gjatë 1998. Kjo kërkesë e akuzës vjen për shkak të hetimeve për zhdukjen e Aleksandër Nikollit në të njëjtin vit, për të cilin nuk dihet asgjë dhe hetimet janë rihapur

Kërkesa e prokurores Elfrida Bregova lidhet me hetimin për akuzën e  rrëmbimit dhe mbajtjes peng te 12 vjeçarit i cili rezulton i humbur prej 20 shtatorit 1998, një dosje kjo e hapur dhe e mbyllur dhjetëra herë.  Nikolli u zhduk 24 vjet më parë,  mbasi së bashku me të vëllanë u kthye nga  Kisha e Laçit dhe u nda prej tij në afërsi të Zogut të Zi.

Sipas dëshmitarëve 12 vjeçari u  strehua pranë shoqatës gjermane që kujdesej  dhe ndihmonte jetimët dhe fëmijët në nevojë. ne kemi dyshime tek ky fondacion deklaroi së fundmi fëmija e tij për drejtësinë ne kryeqytet duke shtuar se  shoqata në fjalë mund ti ketë ndryshuar gjeneralitetet dhe mund ta ketë dhënë atë për përfitim të paligjshëm jashtë Shqipërisë.

Prokuroria thotë se ka pyetur  një sërë personash mes tyre pronarin e objektit ku ka patur selinë fondacioni deri në 2004 dhe se ka disponuar një shkresë të komitetit shqiptar të birësimeve ku theksohet se nuk ka asnjë praktikë birësimi me emrin e fëmijës  Aleksandër Nikolli që sot do ishte 36 vjeç.

Prokurorja Bregova përmend në shkresat që ju vendosën në dispozicion TCH se janë kryer të gjitha veprimet përfshi edhe hetimet ne gjykatën e Tiranes ku rezulton se nuk ka ekzistuar asnjëherë e regjistruar një shoqate bamirësie me emrin “Kinder Hause”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA