Shtetet e Bashkuara vlerësojnë se Rusia ka shtuar 11 grupe batalionesh në forcat e tyre në lindje dhe jug të Ukrainës që nga fundi i javës së kaluar, sipas një zyrtari të lartë të mbrojtjes amerikane, duke e çuar numrin total të grupeve në 76.
“Ata kanë shtuar aftësinë e tyre brenda Ukrainës,” tha zyrtari për mediat, duke shtuar se të gjitha forcat tokësore ruse janë të përqendruara në lindje dhe jug të Ukrainës.
Ndërkohë, SHBA ka dërguar katër fluturime ndihme sigurie për Ukrainën pas ndihmës së autorizuar nga presidenti amerikan Joe Biden me vlerë 800 milionë dollarë , vuri në dukje zyrtari.
Një tjetër ndihmë duhet të arrijë “gjatë 24 orëve të ardhshme”, sipas zyrtarit, por nuk u dhanë detaje rreth asaj se çfarë pajisje kishte në fluturime.
Top Channel