Dëme nga moti i keq. Lezha mbetet pa energji. Era dëmton linjat e tensionit

18/04/2022 15:10

Era e fortë që fryn në Lezhë prej dy ditësh, ka sjellë dëme të shumta në rrjetin elektrik ç’ka ka bërë që pjesa më e madhe e fshatrave dhe një pjesë e qytetit të mos furnizohen me energji elektrike.

Një situatë e tillë është krijuar që prej mesdites së djeshme deri mëngjesin e sotëm ku janë riparuar disa linja. Banorët shprehen se situata të tilla përsëriten shpesh shkak kjo jo vetëm nga era e fortë por dhe rrjeti elektrik tejet i vjetër.

Dëmet e shkaktuara në rrjetin elektrik bëri që pjesa më e madhe e besimtarëve katolik të festonin Pashkën në errësirë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA