Zelensky i vendosur: Nuk lëshojmë asnjë copë tokë në Donbas, gati për t’u përballur me ushtrinë ruse

17/04/2022 16:38

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është i vendosur për për të mos lëshuar asnjë copë territori në veri të Ukrainës, edhe nëse një vendim i tillë do t’i jepte fund luftës.

Në një intervistë për CNN, Zelensky u shpreh se ushtria ukrainase është e gatshme të luftojë me ushtrinë ruse në rajonin e Donbasit, një betejë që sipas tij mund të ndryshojë rrjedhën e luftës.

Edhe nëse Rusia pushton Donbasin, kjo nuk do të thotë se nuk do të rikthehet sërish në Kiev, me qëllimin për të pushtuar kryeqytetin, i tha ai gazetarit të CNN, Jake Tapper.

“Nuk i besoj ushtrisë dhe udhëheqjes ruse. Fakti që ne luftuam dhe ata u larguan nga Kievi, nuk do të thotë që nëse marrin Donbasin, ata nuk do të shkojnë më tej drejt Kievit”.

Zelensky theksoi se bota duhet të përgatitet pasi presidenti Putin mund të përdorë armë bërthamore.

Ai foli në gjuhën ukrainase dhe angleze për tmerret që ka dëshmuar vendi i tij dhe nevojën për ndihmë urgjente që ushtria të pajiset me armë për të shmangur ofensivën e ardhshme ruse në lindje dhe jug të Ukrainës.

Zelensky u emocionua teksa fliste për viktimat që ka shkaktuar lufta në Ukrainë, duke thënë se është “një dhimbje e madhe për mua” të shoh jetën e humbur.

Zelensky, i cili humbi familjen në Holokaust, u pyet se çfarë mendonte për liderër botëror që thonë “kurrë më” në Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, ndërkohë që në Ukrainë mijëra civilë janë vrarë.

“Unë nuk i besoj botës. Pas përshkallëzimit të Rusisë, nuk u besojmë më fqinjëve tanë. Besimi i vetëm është te njerëzit tanë, besimi në Forcat tona të Armatosura dhe besimi se vendet do të na mbështesin jo vetëm me fjalë, por me veprime”, tha ai.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA