Rrjedhja pa kriter e ujit të pijshëm nga depozitat e këtij pallati po detyron banorë dhe biznese të braktisin objektet e tyre këtu në zonën e plazhit. Situata është emergjente, megjithatë bashkia dhe ujësjellës-kanalizimet nuk kanë reaguar.

Rrjedhja pa kriter e ujit të pijshëm nga depozitat e këtij pallati, po e dëmton, së bashku me peshën e tyre, të gjithë konstruksionin e këtij objekti banimi në zonën e plazhit të Durrësit. Ndërkohë ujësjellësi dhe bashkia e Durrësit, megjithë ankesat e banorëve në mënyrë të vazhdueshme, nuk kanë reaguar.

Pasojat janë në biznese dhe apartamente të cilat dalëngadalë po braktisen nga pronarët e tyre.

Po kjo është e tmerrshme. Si ka mundësi që derdhet uji dhe nuk u dhimbset, ndërsa ka njerëz që u thahet buza e nuk kanë ujë për të pirë.Unë e kam mbyllur shtëpinë se po më bien tavani dhe muret në tokë” shprehet një banore.

Të gjithë jemi ankuar. Janë depozita pa galexhant të atyre që nuk jetojnë këtu. “Papafingo lart nga pesha e depozitave dhe nga tërmeti është çarë. Kanë hyrë ujërat nëpër mure. Me frikë të madhe. Bashkia dhe ujësjellësi duhet të vijnë lart dhe t’i verifikojnë e t’ua presin”, thotë një tjetër

Bashkia të heqë depozitat e t’i vejë këtu poshtë dhe të funksionojë pompa këtu poshtë dhe të ngjisë ujin lart” shprehet banori tjetër.

Tre vjet që e kam hap dyqanin dhe s’ke ku të ankohesh. E mora ujësjellësin. S’kanë thënë gjë. Do të gjej dyqan tjetër që të ndryshoj se aty nuk rrihet më”, thotë një biznesmen.

Pesha e madhe e depozitave mbi tarracat e pallateve dhe konfliktet e shumta që ato sjellin mes banorëve për shkak të lagështirës janë kthyer në një rrezik serioz për jetën e shumë qytetarëve në Durrës, ndërsa bashkia hesht përballë këtij problemi, që doli dhe më në pah gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA