Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkiv, Oleg Sinegubov ka publikuar numrin e viktimave dhe të plagosurve nga sulmet në Kharkiv, ditën e sotme.
“Tre civilë u vranë dhe dhjetëra u plagosën nga bombardimet ruse në 24 orët e fundit në rajon. 31 persona u plagosën nga bombardimet ruse, duke përfshirë katër fëmijë”, tha Sinegubov.
“Armiku nuk mund t’i afrohet Kharkivit pasi forcat tona të armatosura po mbajnë pozicione të forta dhe madje po përparojnë në disa drejtime. Prandaj, rusët përdorin granatime në lagjet e banuara,” shtoi më tej ai.
Kharkiv është qyteti i dytë më i madh i Ukrainës i cili kaq qenë një nga objektivat e forcave ruse dhe javët e fundit të konfliktit ka pasur sulme të vazhdueshme.
Top Channel