12 persona mbetën të lënduar pasi një sulmi me armë në një qendër tregtare në Columbia, Karolinën e Jugut, ndërsa tre persona janë arrestuar nga policia për ngjarjen.
Incidenti ndodhi në ambientet e qendrës tregtare Columbiana Centre, tha shefi i policisë së zonës William Holbrook.
Holbrook tha se tre persona të armatosur u arrestuan nga policia, megjithëse nuk është e qartë se sa njerëz qëlluan me armë.
Ai tha se policia beson se të shtënat nuk ishin një sulm i rastësishëm.
“Ne besojmë se individët që ishin të armatosur e njihnin njëri-tjetrin dhe kishte një lloj konflikti mes tyre që rezultoi në të shtëna me armë zjarri. Pra kjo nuk ishte një situatë ku ne kishim një person të rastësishëm që u shfaq në një qendër tregtare për të sulmuar me një armë zjarri dhe për të plagosur njerëz“.
Nga të plagosurit, 10 morën plagë me armë zjarri, mes tyre një i moshuar 73 vjeç, dhe një vajzë 15 vjeçare. Të gjithë të plagosurit thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën .
Top Channel