Armët amerikane në Ukrainë. Rusia: Rrëzuam avionin me ndihma nga perëndimi

17/04/2022 11:56

Armët e premtuara amerikane kanë mbërritur në Ukrainë . Në fillim të kësaj jave, Presidenti Joe Biden miratoi një ndihmë ushtarake shtesë në vlerë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën.

Ndihma përfshin armë të fuqishme për  ti bërë ballë sulmit  të pritshëm të Rusisë në lindje.

Dërgesa shtesë prej 800 milionë dollarësh  i shtohet ndihmës më shumë se 3 miliardë dollarë për Ukrainën nën administratën e Biden.

Armët amerikane ka mbërritur në një kohë, kur rusët thonë se kanë rrëzuar një avion ukrainas i cili  kishte ndihma  ushtarake nga perëndimi.

Megjithatë BBC thotë se nuk mund t’i verifikojë këto pretendime.

Ndërkohë një përditësim të fundit të situatës, inteligjenca britanike thotë se forcat ruse vazhdojnë të ridislokojnë pajisje luftarake dhe mbështetëse nga Bjellorusia drejt Ukrainës lindore. Kjo përfshin vendndodhje afër Kharkiv dhe Severdonetsk.

Artileria ruse po ashtu  vazhdon të godasë pozicionet ukrainase në të gjithë lindjen e vendit ku Rusia planifikon të rinovojë aktivitetin e saj sulmues

Megjithëse fokusi operacional i Rusisë është zhvendosur në Ukrainën lindore, objektivi përfundimtar i Rusisë mbetet i njëjtë thotë inteligjenca britanike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA