Shpërthime të shumta janë dëgjuar gjatë natës dhe në mëngjes në qytetin e Kiev dhe Lviv, në Ukrainën perëndimore.

Kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko e publikoi lajmin në telegram, ku ta se janë ndjerë shpërthime në lagjen Darnytskyi në periferi të qytetit.

Edhe guvernatori i Lviv gjithashtu ka reaguar në rrjete sociale duke informuar për shpërthimin dhe tha se nuk ka informacione të mëtejshme nëse bëhet fjalë apo jo për viktima.

Megjithatë ekipet e shpëtimit ndodhen në vendngjarje. Sot është dita e 53 që kur agresioni rus zbarkoi dhe sulmoi Ukrainën.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA