Të paktën 35 njerëz supozohen të vdekur nga përmbysja së barkës në brigjet e Libisë (fotot)

16/04/2022 18:21

Agjencia e OKB tha se gjashtë trupa njerëzish ishin nxjerrë nga deti ndërsa 29 të tjerë janë të humbur, të supozuar të vdekur.

Zyrtarët thanë se barka ishte përmbysur pas daljes në det nga qyteti perëndimor libian Sabratha, që ka qenë edhe më parë vend tragjedie prej nisjeve të dëshpëruara të emigrantëve përmes Mesdheut.

Nuk është ende e qartë se çfarë kishte bërë që barka e drunjtë të përmbysej mbrëmjen e të premtes.

“Humbjet e vazhdueshme të jetës në ujërat e Mesdheut nuk duhet të normalizohen, këto jetë njerëzore janë pasojë e mosveprimit,” shkruante agjencia e emigracionit e OKB.

“Nevojiten kapacitete zbarkimi, kërkimi e shpëtimi për të parandaluar të tjera vdekje e vuajte,” shkruante organizata.

Vetëm javën e kaluar 53 njerëz kanë vdekur ose janë të supozuar të vdekur pas nisjes nga brigjet e Libisë, tha agjencia.

Libia është kthyer në një rrugë kryesore tranziti ilegal për emigrantë që tentojnë të arrijnë në Evropë, që prej luftës që përmbysi pushtetin në vendin afrikano-verior në 2011.

Grupet e të drejtave dhe OKB lajmërojnë prej kohësh për krime të rënda si torturë, abuzime seksuale dhe trafik njerëz nga bandat libiane që kanë lulëzuar.
Qender emigrantesh ne Libi
Duke përfituar nga kaosi në Libi bandat trafikojnë njerëzit nga kufijtë e gjatë tokësorë që vendi ka me gjashtë kombe.

Hetues të OKB thonë se kanë gjetur prova për krime kundër njerëzimit të kryera nga trafikantët në Libi, ose dhe nga zyrtarët ndaj emigrantëve që mbajnë në burgjet qeveritare.

Të paktën 476 njerez kanë vdekur duke kaluar ilegalisht detin Mesdhe nga 1 janari deri më 1 prill të këtij viti, sipas agjencia e emigracionit të OKB.

FOTO GALERI
1/2
Të paktën 476 njerez kanë vdekur duke kaluar ilegalisht detin Mesdhe nga 1 janari deri më 1 prill të këtij viti

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA