Besëlidhja ‘Tiranë-Prizren’ 144 vjetori i lidhjes së Prizrenit do të festohet ndryshe

16/04/2022 15:26

Ky vit, i cili shënon edhe 144-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, do të festohet ndryshe. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kreu i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ranë dakord që, bashkë me njësitë e tjera shqipfolëse në trevat shqiptare, të takohen për të diskutuar mbi jetëzimin e projekteve të përbashkëta.  Ne takimin mes tyre, kryebashkiaku Veliaj tha se festimi i “Lidhjes së Prizrenit” do të jetë edhe një rinovim i besëlidhjes mes shqiptarëve për të bashkëpunuar. 

Sot kemi dakordësuar që të kemi një festim ndryshe të “Lidhjes së Prizrenit” këtë vit; do të jetë jo në nivel të autoriteteve qendrore, por në nivel të autoriteteve vendore. Të dy do u bëjmë një ftesë komunave e bashkive shqipfolëse në rajon, që të kemi një “Lidhje të Prizrenit” ndryshe dhe të rinovojmë atë besëlidhje mes shqiptarëve, ku na duhet më shumë bashkëpunim, më shumë vëllazëri e më shumë mirëkuptim me njeri-tjetrin”, tha Veliaj.

Kryetari i ri i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj u shpreh se Tirana është shembulli konkret sesi qyteti zhvillohet me një dinamikë të jashtëzakonshme.

 “Jo rastësisht vizitën e pare zyrtare jashtë Kosovës e bëmë këtu në Tiranë. Ka pasur një qëllim dhe jep një mesazh, natyrisht që mësojmë shumë gjëra të reja, shumë gjëra të mira, sepse është një qytet i cili është në zhvillim e sipër dhe ne natyrisht kemi nevojë që të marrim jo vetëm ide, por edhe të shohim një shembull konkret sesi zhvillohet qyteti me një temp dhe dinamikë të jashtëzakonshme, e kjo falë punës dhe përkushtimit të kryetarit dhe të ekipit të tij”, deklaroi Totaj. 

Teksa i dorëzoi Kullën e Sahatit, Veliaj nënvizoi se takimi i sotëm është fillimi i një miqësie të gjatë dhe frytdhënëse për të dyja skuadrat. Pjesë e diskutimit ishte dhe hartimi i një kalendari të përbashkët të aktiviteteve për të rinjtë e Tiranës dhe Prizrenit në fushën e inovacionit, artit, kulturës etj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA