Atentati në Shijak/ Petkolaj: Nuk kam konflikt me askënd, po shpërndaja bombula gazi me kamionçinë

16/04/2022 13:30

Pasi i shpëtoi plumbave, i riu ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd. Ai ka qenë duke lëvizur në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10 të ditës së shtunë, kur nga një automjet tip “Golf” është qëlluar me armë zjarri në drejtim të kamionçinës që drejtohej prej tij.

30-vjeçari kishte një muaj që kishte nisur punë me kamionçinën si shpërndares bombulash gazi, ndërsa më parë kishte punuar në disa kompani si punonjës sigurie. Mjeti Golf i ka dalë përpara dhe ka qëlluar drejt tij, por pa e prekur.

Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa u lënduar. Gjithccka ka ndodhur shpejt dhe ai nuk ka mundur të identifikojë personat që ndodheshin në mjet, të cilët nuk kanë qenë persona të njohur prej tij.

Shërbimet e policisë vijojnë të krehin zonën për kapjen e autorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA