Një person u vra ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur të shtunën nga një shpërthim në bordin e një çisterne detare nafte në ujërat e Hong Kong, raportonin autoritetet.
Autoritetet detare të Hong Kong thanë se çisterna ishte rreth 300 kilometra në lindje të Hong Kong kur u përfshi nga flakët që besohet se çuan te shpërthimi. Zjarri më pas ishte shuar, raportonte rrjeti shtetëror Radio Television Hong Kong.
Autoritetet dërguan më vonë një avion kundër zjarrit dhe dy helikopterë me mjekë në bord në çisternën Chuang Yi, e regjistruar në Panama. Të plagosurit i dërguan në spitalin e qytetit, por një prej anëtarëve të ekuipazhit kishte humbur jetën dhe katër të tjerë kishin plagë serioze, shkruante rrjeti RTHK.
Shkaku i shpërthimit nuk është bërë i ditur.
Të plagosurit ishin anëtarë të ekuipazhit nga Indonezia e Mianmar.
Sipas programeve të gjurmimit të anijeve, transportuesja 5,500-tonëshe e naftës dhe e kimikateve ishte duke lundruar drejt Taivanit.
Mjeti është 120-metra i gjatë dhe ka dalë në lundrim 22 vjet më pare.
Top Channel