Zelensky lavdëron ukrainasit: 50 ditë rezistencë heroike, na thanë do ia mbathni për 5 ditë!

15/04/2022 09:11

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenksy, lavdëroi ukrainasit për rezistencën e fortë që bënë në këto 50 ditë luftë, në një kohë kur rusët u kishin dhënë maksimumi 5 ditë mbijetese si komb pas fillimit të mësymjes së tyre.

Zelensky: Ata nuk e dinin sa të guximshëm janë ukrainasit, sa e vlerësojmë ne lirinë dhe mundësinë për të jetuar ashtu siç duam. Përshëndes ushtrinë tonë, por edhe qytetarët tanë që luftojën për vendin. 50 ditët e mbrojtjes sonë janë një arritje e madhe, arritje e miliona ukrainasve.

Zelensky përmendi në fjalën e tij edhe fundosjen e luftanijes ruse Moskva, dhe lavdëroi ata “që treguan se luftanijet ruse mund të lundrojnë larg, edhe nëse larg do të thotë në fund të detit”. Mediat shtetërore ruse e pohuan se anija është fundosur, por vazhdojnë t`i mëshojnë idesë se kjo erdhi si pasojë e një zjarri në bord. Nëse Moska do të pranonte se krenaria e flotës së saj ishte sulmuar, kjo do t`i jeptë një goditje të fortë prestigjit të vet pas rreth shtatë javë luftimesh që po shihen tashmë gjerësisht si një gabim historik i saj.

Por dëshpërimi mbi ecurinë e luftimeve mund ta shtyjë Putinin drejt veprimesh ekstreme, për këtë arsye, thotë drejtori i CIA-s William Burns, kërcënimi se Rusia mund të përdorë potencialisht armë bërthamore taktike në Ukrainë nuk është diçka që mund të merret lehtë. Sulmi më i madh kundër një shteti në Evropë që nga viti 1945, rrezikon të përshkallëzohet në përdorimin e armëve bërthamore, sipas Burns, i cili shtoi për cdo rast se Uashingtoni nuk ka parë shumë prova praktike që ta përforcojnë këtë shqetësim.

Top Channel