Prej 3 ditësh, banorët e njësisë administrative të Zharrëzës, Bashkia Patos nuk po konsumojnë ujin në çezma as për larje pasi vjen i turbullt.

Në zonën naftëmbajtëse të Zharrëz uji, vjen shpesh me ngjyre e aromë nafte ndaj një pjesë e banorëve e kanë shkëputur kontratën me ujësjellësin Patos dhe përdorin ujin e pusëve që kanë hapur vetë.

Ndërsa këtë të premte, ata që ende e shfrytëzojnë ujësjellësin thonë se nuk mund të përdoret as për në tualet.

Në zyrën e ujësjellësit  në Patos thonë se shkak për ujin e ndotur është rrjeti i amortizuar.

Banoret e fshatit Zharrëz prej vitesh e blejnë ujin që konsumojnë për të pirë për të shmangur ndonjë problem me shëndetin që mund të shkaktohet nga puset e naftës që ndodhen pranë  puseve të ujit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA