Policia e Lezhës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme, pasi pas një kontrolli të mjetit të tyre tek ‘rrethrrotullimi’ i Shëngjinit, i janë gjetur sasi të vogla lënde narkotike që dyshohet të jetë kokainë.

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin S. B. dhe pasagjer shtetasin M. S., të cilëve, gjatë kontrollit fizik,  iu është gjetur lënda narkotike. Dy të rinjtë kanë banues në Shkodër dhe u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA