Tentuan të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara, arrestohen dy qytetarë
15/04/2022 20:05
Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Rinas, pasi do të kalonin kufirin me dokumente të falsifikuara.
28-vjeçari me iniciale E. I.,banues në Kukës dhe 19 vjeçari me iniciale L. O., banues në Durrës gjatë kontrollit të detajuar iu konstatuan dokumente të cilat kishin të dhënat të tjera.
Mbi të arrestuarit rëndojnë akuzat e “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”, të kryera në bashkëpunim.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel