Presidenti Biden shtrëngon dorën me ‘ajrin’ pas fjalimit në Karolinën e Veriut (video)

15/04/2022 15:26

Presidenti Biden dukej se mbeti “duarbosh” dje pas një fjalimi në një universitet të Karolinës së Veriut, teksa gjesti i tij për ‘shtrëngimin e dorës’ në podium nuk kuptohej se nga kush ishte motivuar pasi aty nuk kishte asnjeri.

79 vjeçari Biden, sapo kishte mbaruar fjalimin e tij 40-minutësh në universitetin teknik-bujqësor të Greensboro kur u kthye djathtas nga skena dhe shtriu dorën në një pozicion të përshëndetjes me dikë.

Por pranë tij nuk kishte askënd përveç publikut që duartrokiste nga vendet e tyre dhe vetëm më pas ata u afruan për përshëndetje me presidentin, siç shihet dhe nga pamjet e eventit.

Zhvillimi shton spekulimet për kthjelltësinë e kuadrit të lartë demokrat që është bërë objekt observimesh të ngjashme edhe në raste të tjera paqartësie.

Para fjalimit ai kishte shtrënguar duart me disa kuadro të universitetit përfshi dhe prezantuesin Malcolm Hawkins.

Në komentet e tij presidenti u zotua të nxiste Kongresin për financime në sektorin e prodhimit të përçuesve elektrikë, të cilët studiohen nga universiteti.

Por mbyllja e tij e çuditshme e fjalimit solli komente habie nga disa zyrtarë, përfshi dhe republikanin e  Texas Ted Cruz që kishte vendosur një emoji “duke rrotulluar sytë” pas pamjeve të presidentit që shtrëngonte duart ‘me ajrin.’

FOTO GALERI
1/3
Nuk kuptohej se nga kush ishte motivuar presidenti pasi aty nuk kishte asnjeri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA